Lajme

Vazhdon aksioni “Subvencioni 2021”: Arrestohet zyrtari në Pejë, dyshohet se përfitoi 48 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 02 March 2021

Në vazhdën e operacionit “Subvencioni 2021”, Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka arrestuar zyrtarin e Drejtorisë së Bujqësisë së Pejës, A.B (emër i njohur për redaksinë). Burime të besueshme të Gazetës Express njoftojnë se zyrtari komunal dyshohet për përfitimin e 48 mijë eurove në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas këtij burimi, zyrtarit të Drejtorisë së Bujqësisë i është bastisur mbrëmë shtëpia, por nuk janë gjetur paratë.

I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

-Advertisement-

Lidhur me rastin Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, i cili tha se nuk ka njohuri për arrestimin e zyrtarit të komunës. Mirëpo Muhaxheri konfirmoi se A.B., nga dita e djeshme nuk ka dalë në punë.

Aksioni policor “Subvencioni 2021”, ka nisur javën e kaluar në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë, për të vazhduar në disa lokacione tjera të vendit.

Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, vetura, telefona, laptopë e kompjuterë.

Po ashtu janë prangosur 21 persona, shumica nga ta zyrtarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera