Sport

Vazhdojnë punimet në ‘Air Albania’ para ndeshjes me Anglinë

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 26 February 2021

Kombëtarja e Shqipërisë pret Anglinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022, shkruan Gazeta inFokus.

Dueli do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’, në të cilin po punohet intenzivisht për rregullimin e fushës.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një njoftimi.

-Advertisement-

“Punimet për rikthimin e fushës së stadiumit “Air Albania” po vijojnë intensivisht gjatë muajve të fundit, ndërkohë që së fundmi kemi hyrë në një fazë të rëndësishme të investimit në këtë impiant modern. Tashmë ka mbërritur edhe sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme për fushën, që përdoret në stadiumet më moderne të botës, dhe kanë nisur testet e para,” thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë pritet të luhet me 28 mars./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera