Lajme

Vazhdojnë protestat në Serbi kundër presidentit Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 18 June 2023

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestën e shtatë me radhë kundër presidentit autoritar të Serbisë, Alexandar Vuçiq, i cili është akuzuar për rritje të pakënaqësisë dhe gjuhës së urrejtjes në Serbi.

Dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër kryeqytetin serb, Beograd, në protestën e shtatë të madhe kundër presidentit autokrat, Alexandar Vuçiq. Protestat kanë nisur si reagim ndaj dy sulmeve në masë të muajit maj në të cilat u vranë 17 persona, por tani po mbahen kundër presidentit Vuçiq. Protestuesit kanë brohoritur “Vuçiq, largohu”.

Protestuesit kanë marrë pjesë në marsh sepse sipas tyre të gjithë janë përgjegjës për gjendjen e rëndë në Serbi. Ata janë shprehur se nuk mund të durojnë më dhunën në të gjitha nivelet, duke nisur nga shkollat, elita politike, institucionet, rrugë e televizione, Udhëheqësit e protestës kanë se kërkesat e tyre përfshinin dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të sigurisë dhe tërheqjen e të drejtave të transmetimit për dy televizione pro-qeveritare, të cilat kanë promovuar dhunë dhe kanë ftuar kriminelë e të dënuar lufte.

-Advertisement-

Opozita e ka akuzuar Vuçiqin për nxitje jotolerancës dhe gjuhës së urrejtjes kundër kundërshtarëve të tij gjatë sundimit të tij gjithnjë e më autokratik, ndërsa ka marrë në mënyrë të paligjshme kontrollin e pothuajse të gjitha institucioneve shtetërore. Vuçiqi ka vazhduar t’i mohojë akuzat duke thënë se opozita me forcë po bën përpjekje për të ardhur në pushtet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera