Lajme

Vazhdojnë protestat e punëtorëve të Pallatit të Rinisë

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 11 December 2018

Punëtorët e Pallatit të Rinisë edhe nesër (12.12.2018) do të mbajnë një protestë duke filluar nga ora 12:00. Protesta do të mbahet para “New Born-it”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre, me anën e kësaj proteste do të shfaqin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për mos marrjen e pagave për disa muaj me radhë.

Qeveria e Kosovës në muajin dhjetor 2017 kishte marrë vendim që Pallati i Rinisë dhe Sporteve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës, ndërkohë që zyrtarisht më 12 shtator 2018 ishte bërë dorëzimi nën kompetencat e Komunës së Prishtinës.

-Advertisement-

Punëtorët e Pallatit të Rinisë kanë protestuar gjithashtu me 2 tetor për arsye se nuk kishin marrë paga.

Kjo protestë vjen pas asaj të 2 tetorit, ku puntorët e Pallatit të Rinisë për të njëjtën arsye kishin dal para objektit duke paralajmëruar se nuk do të ndalen me protesta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera