Lajme

Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në dalje të Kosovës, kolona më e gjatë në Merdare

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 09 January 2022

Pas disa javëve qëndrim në Kosovë, mërgimtarë të shumtë janë kthyer në vendet ku edhe jetojnë shumica prej tyre në Evropë.

Por padyshim se pritjet e gjata në pikat kufitare e bëjnë edhe më të mundimshme rrugën e tyre të kthimit.

E kolona vazhdon të ketë edhe në pikat kufitare në dalje të Kosovës.

-Advertisement-

Për dallim nga ditët e tjera kur pritjet ishin deri në katër apo pesë orë, sonte pritja në Merdare është tri orë, transmeton lajmi.net.
Kurse tek Dheu i Bardhë pritjet janë më të shkurtra, deri në 30 minuta apo 200 metra.

Duhet përkujtuar që përpos pikave kufitare në dalje të Kosovës, mërgimtarët pritjet më të gjata i patën në Serbi e Hungari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera