Rozë

Vazhdojnë ndëshkimet për Rita Orën për shkeljen e masave anti covid/ Përjashtohet nga juria e The Masked Singer”

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 11 February 2021

Rita Ora thuhet se nuk do të jetë më në panelin gjykues të “The Masked Singer”, pas thyerjes së rregullave për COVID-19.

Pronarët e ITV-së raportohet se janë të zhgënjyer nga sjellja e Orës kur mësuan për kamerat e fikura në lokalin ku festoi ditëlindjen, në të cilin të pranishëm ishin edhe disa të famshëm përfshirë këtu modelen, Cara Delevingne.

Ylli i muzikës pop ka kërkuar falje për shkeljen e rregullave dhe për vendimin e papritur e të momentit për të kremtuar ditëlindjen në Notting Hill, në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar ishte në izolim.

-Advertisement-

Artistja, Oti Mabuse më shumë gjasa do të zëvendësojë Ritën në juri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera