Sport

Vazhdojnë luhatjet financiare tek Paris Saint German

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 22 January 2021

Gjigandi francez, Paris Saint German, po vazhdon të ketë luhatje financiare pas vështirësive që i ka shkaktuar pandemia Covid-19, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas raportimeve të “L’Equipe” klubi parisien ka paraqitur një raport në lidhje kontrollin e menaxhimit, ku kanë dalë në humbje rreth 204 milionë euro për sezonin 2020-21.

Situata financiare nuk është aspak e mirë duke vënë kështu në dyshim mundësinë e vazhdimit të kontratës së Neymarit dhe Mbappes.

-Advertisement-

Sipas drejtorit sportiv, Leonardos, dëshira e klubit është t’i mbaj që të dy, po ashtu të transferoj Lionel Messin verën e ardhshme, megjithatë kjo nuk dihet nëse do të mund të arrihet pasi gjendja financiare e Parisit është aq e mirë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera