Sport

Vazhdojnë kontaktet, 1milionë euro ndajnë Milanin nga Ibrahimovic

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 28 November 2019

Vazhdojnë kontaktet mes Milanit dhe Zlatan Ibrahimovic. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht rikthimin e suedezit në San Siro por kërkesat ekonomike të 38-vjeçarit janë shumë të larta dhe palët duken ende larg gjetjes së një akordi.

Megjithatë në dy javët e ardhshme, Zlatan do të vendosë përfundimisht se ku do ta vazhdojë karrierën pas largimit nga Los Angeles Galaxy dhe gjasat më të mëdha janë që Ibra të mbajë sërish veshur fanellën e Milanit, pavarsisht se ende nuk ka arritur një marrëveshje.

Pas takimit të para disa ditëve në Casa Milan. Vazhdojnë kontaktet mes drejtuesve kuqezinj dhe menaxherit të futbollistit Mino Raiola. Kërkesa e Ibrahimovic për Milanin deri në qershor është një pagë 3 milionë eurosh , ndërkohë që klubi italian deri tani nuk ofron më shumë se 2 milionë.

-Advertisement-

Në marrëveshjen mes palëve duhet të ekzistojë edhe opsioni i rinovimit për një tjetër vit ose një kontratë e menjëhershme prej 18 muajsh. Ibra dëshiron që marrëveshja të mbyllet para 15 dhjetorit pasi dëshiron të bashkohet me skuadrën e tij të re në stërvitje për të qenë në formën optimale për rifillimin e kampionatit në 5 janar. Megjithatë nëse nuk është vetëm Milani që kërkon shërbimet e tij pasi edhe Napoli e Bologna janë dy skuadrat e tjera të Serie A, që kanë shfaqur interes për gjigandin suedez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera