Lajme

Vazhdojnë kërkimet për personin e hedhur në lumë para dy jave

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 19 January 2018

Kërkimet për trupin e një personi që është hedhur nga ura mbi lumin “Ernik” janë ende duke vazhduar.

Ndonëse, kanë kaluar dy javë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjakovës, ka njoftuar se kërkimet janë duke vazhduar në mënyrë intensive, shkruan Indeksonline.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e komunës së Gjakovës njofton se aktivitetet në kërkimin e trupit të personit të vetëhudhur nga ura mbi lumin “Erenik” janë duke vazhduar në mënyrë intensive. Përkundër kërkimeve të pandëprera dyjavore të realizuara nga ekipet e specializuara të zhytësve të FSK-së, të ndihmuar edhe nga Shërbimi Zjarrfikës i Gjakovës, ato deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme” thuhet në komunikatën e tyre.

-Advertisement-

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka njoftuar poashtu se në kordinim me komunën dhe FSK-në, kanë marr vendim që kërkimet të mosndërprehet deri në gjetjen e trupit.

“Pas një analize detale të veprimeve dhe operacioneve të deritanishme në këtë drejtim, Komuna e Gjakovës në koordinim me Komandën e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, morën qëndrim që ato të mos ndërprehen dhe të vazhdohet me kërkimin e trupit të viktimës së supozuar edhe në ditët në vijim” përfundon njoftimi i tyre.

Personi rreth moshës 88-vjeçare, dyshohet se ka rënë nga ura që lidhë qytetin e Gjakovës me fshatin Moglicë në lumin Erenik me datën 5 janar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera