Lajme

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Armend Trenës

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 06 May 2018

Janë bërë shtatë ditë kur dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga Kaçaniku kanë rënë me veturën e tyre nga një lartësi mbi 100 metra në magjistralen Hani i Elezit- Kaçanik. Kërkimet për policin, Armend Trena po vazhdojnë edhe sot nga njësitet e  shpëtim- kërkimit.

Mësohet se sot kërkimet do të bëhen edhe në disa ura përgjatë Lepencit, të cilat janë evidentuar nga Policia, FSK-ja dhe ekipi i Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, si pista të dyshimta.

Kujtojmë, se dje për shkak të motit të vështirë ishin vështirësuar kërkimet të cilat më pas u ndërpen për të vazhduar mëngjesin e sotëm.

-Advertisement-

Ndryshe, Armend Trena bashkë me Malsor Dashin u aksidentuan javën e kaluar afër lumit Lepenc. Trupi i Malësor Dashit është gjetur vetëm  pas pesë ditë kërkimi, dhe pasi që ekipet kanë nisur të ngacmojnë dhe pastrojnë një urë në Lepenc nga ku edhe ka dalë trupi i pajetë I tij. Dashi është varrosur me nderime të larta shtetërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera