Lajme

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e punëtorit në ish-hotel “Adriatiku”

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 22 April 2019

Edhe në këto momente janë duke vazhduar kërkimet nën pjesën e rrënuar të ish-hotel “Adriatiku” në Mitrovicë.

Katër punëtorë kanë qenë duke punuar në ish-hotelin “Adriatiku” në momentin e shembjes, ku tre prej tyre kanë arritur të dalin, derisa një dyshohet se ka mbetur brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policor, ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat, ndërsa ekipet e specializuara janë duke kërkuar për gjetjen e punëtorit që dyshohet se ka mbetur nën rrënoja.

-Advertisement-

Punimet e ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave nga vendi i shembjes janë ndalur, ndërkohë që vazhdon kërkimi për shpëtimin e një personi që dyshohet të ketë mbetur brenda rrënojave.

KosovaPress raporton se ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar punën me dorë për largimin e rrënojave.

Ndalimi i punës së ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave ka ardhur për shkak të rrezikut nga shembja e mëtejme e objektit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera