Vazhdojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të të zhdukurve nga lufta e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 07 June 2023
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur në mënyrë intensive po e vazhdon punën në kërkim të trupave të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Detaje lidhur me gërmimet që po bëhen në tri lokacione për Klankosova.tv ka dhënë Kushtrim Gara.
Gara tha se ekipet punuese po hasin në vështirësi në terren për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
“Pas gërmimeve, ditë më parë, në lagjen Mat, të Prishtinës, siç ishte planifikuar, gjatë këtyre ditëve kanë vazhduar gërmimet dhe aktivitetet në terren me një dinamikë të re”.
“Të premten e javës së kaluar u rikthyem në një lokacion afër Podujevës që trajtohet si rast për konfirmim identiteti ndërsa gjatë këtyre ditëve ishim në fshatrat e Kamenicës në përpjekje të gjetjes dhe zhvarrosjes të mbetjeve mortore të një viktime të luftës që vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur”.
“Gërmimet në regjionin e Podujevës kishin rifilluar të Premten në mëngjes, mirëpo për shkak të reshjeve intensive të shiut u ndërprenë për të vazhduar në të njëjtën ditë në lokacionin në regjionin e Kamenicës, deri në orët e mbrëmjes. Gërmimet në këtë lokacion kanë vazhduar edhe gjatë kësaj jave, të hënën dhe të martën”, tha ai.
Koordinatori i Komisionit Qeveritar theksoi se edhe lokacionin në MAT në Prishtinë janë në kërkim edhe të një personi i cili është i zhdukur nga lufta e fundit.
“Po bëjmë përpjekje që ta gjejmë trupin edhe të një personi që është I zhdukur nga lufta e fundit. Ne para disa javësh I kemi gjetur mbetjet mortore të një person, por aty jemi në kërkim edhe të një tjetër por e kemi problem që ta dimë se ku është varrosur”, tha ai.
Ai pati vërejtje të mëdha për shtetin serb, i cili nuk u interesua për ta zgjidhur çështjen e të zhdukuve.
Kushtrim Gara tha për Klankosova.tv se që nga maji i vitit 2021, nuk e ka bërë as edhe një përpjekje në këtë drejtim.
“Sfiduese dhe shqetësuese mbesin lokacionet në territorin e Serbisë. Nga Maji 2021, në Serbi, nuk ka asnjë lokacion të adresuar, asnjë datë të caktuar për fillim të gërmimeve në lokacionet e reja apo edhe vazhdim të gërmimeve në lokacionet e papërfunduara. Megjithatë, ne nuk do të ndalemi asnjëherë në përpjekjen e luftën tonë për të vërtetën dhe drejtësinë. Për të nderuar tragjeditë e aq shumë familjeve e në përpjekje për të respektuar një të drejtë elementare të tyre, siç është e drejta për të ditur”, tha Gara.
Të tjera
-
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit...
-
Shefi dhe Zëvendësi i Hamasit vritẹn në sulmin ajror në Gaza
Në një sulm ajror izraelit të enjten, u vra shefi i Hamasit dhe zëvendësi i t...
-
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave e djeshme të tragjedisë në Cetinje
Nëntë vjeçari Vukan dhe vëllai i tij pesëvjeçar Jovan Vulletiq janë viktimat ...
-
Kritika ndaj Arabisë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdẹkje
Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritje...
-
Anulohen 4 fluturime në aeroportin “Adem Jashari”, dje u anuluan 38
Edhe sot janë anuluar katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë...
-
900 në Merdare dhe 800 metra kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në dy orë
Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të ...
-
Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë
Presidenti amerikan Joe Biden do t’u japë 20 amerikanëve nderimin e dytë më t...
-
Vdẹs ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha
Ka vdekur ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha. Lajmin ...
-
Mediat ruse raportojnë se Assad është helmuar
Një tentativë helmimi pretendohet se është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Ba...
-
Haradinaj: Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Foru...
-
Von Der Leyen e fshin videon e djeshme ku Kosova shfaqej brenda hartës së Serbisë
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka fshirë postimin me vid...
-
LVV i kërkon PZAP-së të anulojë “lejen” për pjesëmarrje të Listës Serbe në zgjedhje
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, më 23 dhjetor në m...