Lajme

Vazhdojnë ‘filmat’ qesharak të serbëve: 18-vjeçarja në Bërnjak fajëson policinë pse s’po mund ta festojë ditëlindjen

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 26 September 2021

Serbët kanë vazhduar të bëjnë veprime që s’i përkasin aspak seriozitetit të situatës në veri.

Një serbe që festoi ditëlindjen e 18-të, organizoi kinse një ndejë tek një lokal aty afër, duke ia lënë fajin Njësive Speciale që mysfarët nuk mund të merrnin pjesë, shkruan lajmi.net.

Inskenimi i kësaj ngjarjeje është aq i menduar, sa që deputeti Milos Peroviq ia dërgoi asaj një dhuratë në bllokadë, gjithnjë sipas raportimeve.

18-vjeçarja serbe madje nuk e përfill aspak situatën, por halli i saj siç duket është se nuk mund ta festojë ditëlindjen normalisht.

“Shtëpia ime është pikërisht këtu pranë bllokadës, si mund ta festoj ditëlindjen? Kë duhet të telefonoj? Kush do të vijë tek unë?” Çudit Sandra, e rrethuar nga bashkatdhetarët e saj që po protestojnë.

Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve serbët dhe mediat e tyre bënë çmos që të diskreditonin policinë e Kosovës, duke inskenuar sulme, provokime e gjëra të tjera që iu ranë ndërmend.

Të tjera