Lajme

Vazhdojnë dorëheqjet në LVV, edhe një mbështetësi i Agim Bahtirit, largohet nga Lëvizja

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 21 October 2021

Anëtari i kryesisë së VV-së në Mitrovicë, Mërgim Behrami të enjten ka dhënë dorëheqje nga të qenurit pjesë e Lëvizjes, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo dorëheqje vjen pas dorëheqjes së Kryetarit të degës së LVV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka.

Behrami këtë e ka bërë të ditur edhe vet përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, ku tha se për një kohë të pa caktuar do ti pushoj aktivitetet e mia politike ndërsa aktivist do të jemi gjithë jetën.

-Advertisement-

“U jam falëmderues secilit aktivistë brenda Lëvizjes të cilët, me dallime të vogla për gjatë këtij rrugëtimi 5 vjeçar. Për ta shmangur çdo keqinterpretim të mundshëm, dua ta potencoj se ky nuk është një vendim i cili lidhet me ndonjë ambicie apo ndryshim të qëndrimeve të mia. Prandaj, për një kohë të pa caktuar do ti pushoj aktivitetet e mia politike. Mirëpo, aktivist do të jemi gjithë jetën” ka thënë Behrami. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera