Lajme

Vazhdojnë dorëheqjet e serbëve, 18 largohen nga Ministria e Ekonomisë

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 09 November 2022

Me direktivën e Aleksandër Vuçiqit dhe me presionin e Listës Serbe, serbët e Kosovës të cilët kanë qenë duke punuar në institucionet e Republikës së Kosovës kanë lëshuar pozitat e tyre.

Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit ndërkohë nga institucionet e Republikës së Kosovës jan larguar edhe deputetët e Listës Serbe, katër kryetarë komunash, policë, gjyqtarë e shumë zyrtarë të tjerë.

Ndërkohë dorëheqjet janë duke vazhduar edhe sot. Zyrtarë serbë të cilët kanë qenë të angazhuar në Ministrinë e Ekonomisë janë parë sot teksa dorëzojnë dorëheqjet e tyre në Komunën Veriore të Mitrovicës.

-Advertisement-

Siç mëson T7, dorëheqjen e kanë dorëzuar 18 persona që kanë punuar në këtë ministri.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje që serbët të mos largohen nga institucionet, derisa nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë deklaruar se ikja nga institucionet nuk është zgjidhje,

Vendimi për dalje nga institucionet ka ardhur pas suspendimit të Nenad Gjuriq nga pozita e drejtorit rajonal të Policisë, pasi i njejti s’ka zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera