Lajme

Vazhdojnë bisedimet për paqe në Siri

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 05 July 2017

Diplomatë nga Rusia, Irani, Turqia dhe SHBA kanë vazhduar në Astana, raundin e pestë të bisedimeve për paqe në Siri, me përfaqësues të qeverisë sirianedhe të grupeve opozitare.

Ministria e Jashtme e Kazakistanit, ka thënë se gjatë ditës së dytë po marrin pjesë edhe disa delegatë nga opozita e armatosur e Sirisë.

Shefi negociator nga Rusia, Aleksandr Lavrentyev, është takuar gjatë ditës me delegatët e opozitës së armatosur.

-Advertisement-

Lavrentyev ka thënë se dëshiron të dëgjojë nga kjo palë “se si mendojnë që të arrihet një marrëveshje” me presidentin sirian Bashar al-Assad dhe “si të ulen tensionet”.

I dërguari special i Rusisë për paqen në Siri, Lavrentyev, ka thënë, se pas një serie të takimeve në Astana, Moska mund të vendosë forcat e saj ushtarake për të kontrolluar kufinjtë e zonave të sigurta në Siri.

Ai ka shtuar se kjo mund të ndodhë brenda dy ose tri javëve, pas finalizimit të një marrëveshjeje me Turqinë dhe Iranin.

Moska, Ankaraja dhe Teherani kanë ende çështje për të cilat duhet të pajtohen, ka thënë diplomati rus, Lavrentyev duke shtuar se “gjithçka do të diskutohet”.

Në të njejtën kohë, një përfaqësues i opozitës siriane, ka thënë në Astana, se opozita e armatosur nuk pajtohet me propozimin që ushtria e Iranit të monitorojë zonat e sigurta sepse forcat iraniane janë luftëtarë të armatosur, të cilët luftojnë në anën e trupave të qeverisë siriane.

“Jo, ne nuk pajohemi”. “E gjithë opozita nuk pajtohet me prezencën e forcave iraniane”, ka thënë Yaher Abdrahim.

Bisedimet në Astana, të inicuara nga Rusia, Irani dhe Turqia, janë të ndara prej negociatave të OKB-së në Gjenevë.

Militantët e Shtetit Islamik nuk kanë qenë pjesë e takimeve në Astana dhe Gjenevë, për arritjen e paqes në Siri.

Shteti Islamik ka humbur pjesë të mëdha të territorit sirian të cilat i ka kontrolluar për disa vite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera