Vazhdojnë aderimet te Nisma, i bashkohen 16 intelektualë e profesorë universitarë
Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 18 December 2017
Nisma për Kosovën ka prezantuar sot aderimet e reja. Nismës nga sot i janë bashkuar edhe 16 intelektualë, disa nga ta edhe profesorë universitarë.
Me këtë rast, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u ka uruar atyre mirëseardhje. Kryetari Limaj ka thënë se aderimet e fundit dëshmojnë se Nisma është në rrugë të drejtë. Ai u ka premtuar të aderuarve se do ta kenë hapësirën e nevojshme për ta dhënë kontributin e tyre.
“Ardhja e juaj është lajm jashtëzakonisht i mirë për Nismën. Vendi ka nevojë më shumë se kurrë për kontributin tuaj. Kosova është në udhëkryq të rëndësishëm dhe bashkimi i energjive pozitivë është i domosdoshëm. Qëndrimi juaj pasiv nuk i kontribuon vendit. Pa një shoqëri aktive nuk mund të arrihen synimet tona për një shtet të fortë”, ka thënë kryetari Limaj.
Më tutje, kryetari Limaj ka thënë se Nisma është parti e qendrës së majtë socialdemokrate.
“Nisma e ka zgjedhur një rrugë jo fort të lehtë një rrugë josezonale, por është e vetmja alternativë e cila i duhet vendit. Kosova ka nevojë për lidership i cili tregon gjendjen reale, jep zgjidhje dhe merr përgjegjësi. Ju ftoj të angazhoheni aty ku mund të jepni kontributin tuaj”, ka theksuar kryetari Limaj.
Në anën tjetër, intelektualët e aderuar kanë thënë se i janë bashkuar vullnetshëm Nismës për Kosovën.
Qytetarët presin shumë nga Nisma për Kosovën pasi, siç shprehen ata, ky subjekt është e vetmja shpresë për qytetarët e vendit.
Më poshtë janë emrat e 16 intelektualëve që i janë bashkuar Nismës për Kosovën: Arben Arifi, Elvira Reçica, Mitasin Beqiri, Jusuf Fejza, Agim Gashi, Ferki Fejza, Gëzim Hyseni, Xhevdet Qenaj, Ilir Qabrrati, Ylber Zabërgja, Nexhat Gashi, Shefki Rashiti, Burhan Arifi, Blerina Vitia, Armend Jashari dhe Albina Gashi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...