Lajme

Vazhdojnë aderimet në AAK, ky është aderimi i fundit

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 24 April 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, Nazim Gagica ka prezantuar aderimin e sotëm të radhës në Aleancë në këtë komunë.

Sot AAK-së në Gjilan i është bashkuar punonjësi i OKB-së, Arsim Shala.

“Arsim Shala prej sot i bashkohet Aleancës në Gjilan. Punonjës i OKB-së me 22 vjet përvojë në misione paqeruajtëse në vende të ndryshme të botës. Arsimi ka pasur detyra të ndryshme si Menaxher i Projekteve, Ekspert i Programeve ERP-SAP dhe Prokurimit, si dhe Menaxher i Financave”, ka bërë të ditur Gagica përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

-Advertisement-

Gagica ka përmendur arsyet e ardhjes së Shalës në AAK.

“Në Aleancë sepse, sipas tij, është subjekti i vetëm politik që i ka ofruar shumë Kosovës përgjithësisht dhe veçmas Komunës së Gjilanit, si dhe për shkak se kryeministri e kryetari Ramush Haradinaj ka qenë konsistent në të gjitha temat e interesit nacional. Arsimi në Aleancë është vlerë e shtuar, po ashtu edhe për Gjilanin e për Kosovën. Njerëz me këto vlera i duhen Gjilanit sepse tani shihet se ka degraduar në secilën pikëpamje me qeverisjen aktuale. Ne do ta bëjmë ndryshim sepse e kemi dëshmuar se vërtetë jemi ndryshe”, ka thënë Gagica.

Ai ka shtuar se me AAK-në Gjilani e ka shansin të qeveriset siç e meriton.

“Aleanca mbetet e hapur për të gjithë. Bashkohuni krah nesh sepse duke qenë bashkë e me qëllime të mira, Gjilani do ta ketë shansin të qeveriset siç e meriton”.

“Mirë se vjen në Aleancë, në shtëpinë tonë të përbashkët, Arsim!”, ka përfunduar Gagica.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera