Lajme

Vazhdimi i paraburgimit për Thaçin e Veselin, Musliu: Koha që kosovarët t’i mbushin sheshet e Evropës për të kërkuar drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 16 August 2024

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë kanë vazhduar masën e paraburgimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Musliu ka thënë se kjo masë ndaj tyre është një hap i rëndë dhe i papranueshëm i padrejtësive që bëjnë ‘të fortit’.

Sipas saj, ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës t’i mbushin sheshet e Evropës në kërkim të drejtësisë dhe për të mbrojtur luftën çlirimtare.

-Advertisement-

“DHOMAT E POLITIZUARA TË KOSOVËS  NË HAGË, paskan marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Kjo masë ndaj tyre është edhe një hap i rënd e i papranueshem i padrejtësive që bëjnë të “fortit”.  Ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës edhe njëherë ti mbushin sheshet Evropës për të kërkuar drejtësi dhe për të mbrojtur luften çlirimtare”, shkroi Musliu.

Në arsyetimin e vendimeve të DHSK-së thuhet se paneli ka konkluduar se vazhdon te ketë mungesë informacioni që justifikojnë gjetjet se Thaçi dhe Veseli mund të arratisen në rast që lirohen, por që ekziston rreziku që ata të pengojnë procedurat e DhSK-së, kryejnë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtar të UÇK-së dhe dëshmitarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera