Lajme

Vazhdon “romanca” LVV-LDK

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 14 December 2019

Në përpjeke për të arritur një koalicion do të vazhdojnë takimet maratonike ndërmjet Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky takim është paralajmëruar të mbahet të shtunën shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë, fillimisht LDK ka thirrur mbledhjen e kryesisë së partisë, e cila do të nis në ora 11:00.

Kujtojmë që gjatë ditës së premte edhe përkundër raportimeve të mediave se është arritur një marrëveshje ndërmjet këtyre dy partive, një gjë të tillë nuk u bë.

-Advertisement-

Përfaqësuesit e këtyre subjekteve politike u deklaruan se se kanë parë avancim të pozicioneve të tyre drejt një marrëveshje.

LVV e LDK-së nuk u ka mbetur edhe shumë kohë për t ‘vazhduar takimet.

Pasi që nga data 29 nëntor kur u certifikuan rezultatet, tash kur kanë mbetur edhe dy javë deri në seancën konstituive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera