Lajme

V*asja në Ferizaj, Kurti: Edhe një grua e v*arë mizorisht nga tyta e a*mës që ekzekuton nga afërsia

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 12 April 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas rastit tragjik që ndodhi sot në Ferizaj, ku një grua mbeti e vrarë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka dënuar ashpër këtë krim që po përsëritet duke kërkaur nga institucionet që drejtësia të veprojë pa vonesa.

“Nuk kemi pse presim që t’i dijmë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje.  Ngushëllime familjes, të afërmëve dhe miqve të saj.  Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Ndryshe sipas raportive i dyshuari kryesor për këtë rast është ish bashkëshoti i gruas së vrarë.

Kujtojmë që Prokuroria ka dërguar ndalim për 48 orë të dyshuarin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera