Lajme

Vasili Ramës: Tjetër zero nga Franca, shkrije kryeministrinë si ALUIZNI-n në Berat

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 21 July 2017

Ish-kreu i LSI-se, Petrit Vasili ka akuzuar sërish kryeministrin Rama për një tjetër zero që mori, këtë radhë nga Franca.

Me një postim ne faqen e tij në FB, Vasili, shkruan se pas Triestes dhe SHBA, tani i dha zero edhe Franca për azilkërkuesit. “Një mal me zero për kryeministrin. Ç’do të bëjë ai tani? A do e shkrijë kryeministrinë si ALUIZNI-n në Berat?”- shkruan ai.

Postimi i Vasilit:

-Advertisement-

Një tjetër vlerësim zero për kryeministrin, nga Franca. Një tjetër zero pas asaj nga Trieste dhe nga SHBA.

Shqiptarët të parët për numrin e azilkërkuesve në Francë, më tepër nga Siria, Sudani, Afganistani, që janë në luftë.

Populli shqiptar do të ikë e jo të bëjë aleancë me kryeministrin.

Një mal me zero për kryeministrin. Ç’do të bëjë ai tani? A do e shkrijë kryeministrinë si ALUIZNI-n në Berat?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera