Sport

Vashat e Kosovës mposhtin Estoninë, marrin tri pikë të reja në kualifikuese e evropianit

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 18 September 2020

Kosova ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Estonisë.

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e vashave ka marrë tri pikë të reja në kualifikueset për evropianin, shkruan lajmi.net.

Kosovaret arritën që të shënojnë fitore 2:0, me të dy golat që erdhën nga e njëjta futbolliste.

-Advertisement-

Biqkaj ishte ajo që shënoi për Kosovën, në minutën e 7’ dhe në minutën e 27’.

Në pjesën e dytë, vashat e Kosovës vetëm administruan takimin, duke mos arritur më të gjejnë golin.

Tashmë Kosova numëron 9 pikë për pozitën e katërt, aq pikë sa ka edhe Rusia, por këto të fundit kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera