Lajme

Varroset biznesmeni Bedri Rexhepi, familjarët me lot në sy i japin lamtumirën

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 20 October 2022

Bedri Rexhepi u varros sot në varrezat e qytetit në Shtime. Familjarë dhe miq të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit me lot në sy.Familjarë kanë hapur dyert për pritjen e ngushëllimeve.

Rexhepi, i cili pas një viti që ishte raportuar i zhdukur u gjetë i vrarë në një mal në Novobërd.Rexhepi dyshohet se është vrarë për shkak të një shumë prej 30 mijë eurosh, nga tashmë të akuzuarit Jeton dhe Nexhat Vallasaliu.

Ndaj tyre është ngritur aktakuza, pasi më 30 shtator Prokuroria Themelore në Prishtinë bashkë më policinë dhe organet tjera ka gjetur mbetjet mortore të dekompozuara, e që u konstatua se i përkasin Rexhepit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera