Lajme

Varroset 25 vjeçari nga Mitrovica që u vra mbrëmë

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 30 October 2021

Në varrezat e qytetit të Mitrovicës në Shipol, po i jepet lamtumira e fundit, Alber Mujës, 25 vjeçarit që mbeti i vrarë pas therjes me thikë në orët e para të së shtunës në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.

Në varrimin e të ndjerit po marrin pjesë familjarë, miq e dashamirë të familjes Muja.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas trajtimit të marrë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

-Advertisement-

Ai nuk mund t’iu mbijetonte plagëve të marra nga mjeti i mprehtë pas një mosmarrëveshje të çastit me të dyshuarin L.B nga Mitrovica.

Ky i fundit që sipas Policisë ka të kaluar kriminale, bashkë edhe me shokun e tij me iniciale A.Z është në kërkim nga forcat e rendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera