Lajme

Varrosen nënë e bir nga Peja, humbën jetën gjatë vërshimeve

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 26 June 2023

Iu është dhënë lamtumira e fundit Mirsada Ademaj dhe djalit të saj, Dionit 5 vjeçar, të cilët humbën jetën tragjikisht gjatë vërshimeve në Pejë.

Të pranishëm në këtë ceremoni të varrimit ishin ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të nivelit lokal e shumë qytetarë.

Gjatë të shtunës në mbrëmje në qytetin e Pejës ka pasur vërshimet të mëdha ku si pasojë e këtyre vërshimeve, të vdekur kanë mbetur dy persona.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera