Lajme

Varrimi i viktimës në Runik bëhet sot në Pemishtë

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 11 August 2023

Sot varroset Nexhmentin Loshi 39 vjeçar i cili mbeti vrarë nga të shtëna me armë zjarri në një lokal në Runik të Skenderajt.

Të afërm të familjes Loshi kanë njoftuar se sot në ora 15:00 në vazrrezat e fshatit Pemishtë varroset Nexhmedin Loshi.

“Ju njoftojm se Vorrimi i nexhit bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit Pemishtë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndërkohë, sipas policisë, të dyshuarit që kanë shtënë me armë në lokal akoma janë në arrati, ndërkohë edhe tre persona tjerësi pasoj e plagosjes janë duke u trajtuar në QKUK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera