Lajme

Varianti i ri në Shqipëri, Alimehmeti: Omicron do të bëjë punën e vet, nuk e bllokojmë dot

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 27 December 2021

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron është futur zyrtarisht në Shqipëri ku janë identifikuar disa ditë më parë dy rastet e para.

I ftuar në studion e ABC Live, epidemiologu Ilir Alimehmeti e përshkruan variantin e ri si shumë më të transmetueshëm, por më i butë sa i takon klinikës.

Sipas mjekut Omicron do të bëjë punën e vet dhe se nuk bllokohet dot. Alimehmeti thekson se nuk duhet të na interesojë numri i rasteve, por numri i rasteve të rënda në spital dhe humbjet e jetëve. Alimehmeti iu referat të dhënave në shtetet perëndimore si në Britani ku ky variant është mbizotërues, ndërsa thekson se me apo pa masa Omicron do të mbizotërojë.

-Advertisement-

“Nuk do na interesojë shumë numri i rasteve të reja. Ne na intereson shumë numri i rasteve të rënda, shtrimet në spital dhe humbjet e jetës. Për të bërë këtë analizë kemi luksin për të parë në vendet perëndimore sepse atje është shfaqur në fillim. Në Britani është varianti dominant. Sipas të dhenve numri i ditëve të qëndrimit në spital është më i ulët sesa me Deltën. Omicron do të bëjë punë e tij është aq i transmetueshëm saqë nuk e bllokojmë dot. Format e rënda janë më të rrallla kjo është e rëndësishme. Kur virusi është shumë i transmetushëm është shumë i shpejt dhe kurba hipën shpejt lart dhe zbret shumë shpejt. Të gjithë ata njerëz që do kenë nevojë për spital do kenë nevojë në të njëjtën kohë. Ky është ai risku.

Omicron është për herë të parë është një variant që i rritet risku i riinfektimit. Na intereson si e kalon klinikisht sëmundjen. Dhe nëse pacienti është shumë lehtë në pjesën dërrmuese ne jemi të lumtur për këtë. Numrat spitalorë në Britani janë stabël ndërkohë që hija e rasteve është për lart tregon në parim se nuk shkakton atë problem që shkaktoi më herët Delta apo të tjerë.

Ne jemi shumë të ngjashëm me rastin në Afrikë e Jugut. Nuk shoh të kemi probleme si një vit më parë. Me apo pa masa Omicron do të mbizotërojë. Ne sot kemi vaksinën, fatmirësisht kemi një variant më të butë. Në Shqipëri është okoma Delta mbizotëruese, Omicron nuk ka hyrë akoma mirë”,-thotë ai, teksa apelon për bërjen e vaksinës. g.v/abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera