Lajme

Varianti i ri i koronavirusit, Italia shton masat

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 25 February 2021

Italia nuk e ka kaluar situatën me pandeminë dhe tani i shtohen edhe variantet e reja të virusit që janë kthyer në një shqetësim serioz për autoritetet shëndetësore. Varianti që shqetëson më shumë specialistët tani është ai brazilian me të cilin u zbulua një nxënës në një shkollë të kryeqytetit.

Nga përditësimet e të dhënave ndryshojnë shpeshherë edhe organizimi i zonave të ndryshme të vendin. Në këtë kuadër, nga sot 14 komuna të Emiglia Romagna-s ngjyrosen me portokalli të errët, çka nënkupton shtrëngimin e masave përfshi edhe mbylljen e shkollave.

Kujtojmë që Italia radhitet e 8’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me COVID-19 me gjithsej 2 milionë e 848 mijë e 564 raste. Deri tani në këtë shtet janë regjistruar 96 mijë e 666 viktima. Ndërsa, 2 milionë e 362 mijë e 465 persona janë shëruar nga ky virus në Itali.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera