Lajme

Varianti i ri i COVID ‘Eris’ po përhapet me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 08 Gusht 2023

Nën varianti i ri i Omicron, Eris (EG.5.1), është përhapur në të gjithë Britaninë e Madhe.

Sipas UKHSA, varianti i ri Eris përbën një në çdo 7 raste të reja në mbarë vendin.

Eris u regjistrua si varianti i dytë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, pas Arcturus, i cili përbën rreth gjysmën e rasteve, me 39,4 për qind.

-Advertisement-

Autoritetet raportuan se po monitorojnë nga afër situatën teksa vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në mbarë botën.

Sipas Studimit Zoe COVID-19 Sympton, i cili vlerëson shifrat për infeksionet dhe shkallën e vaksinimit nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, numri i vlerësuar i rasteve, i cili ishte 606.656 më 4 korrik, u rrit me 200.000 duke shkuar në rreth 785.980 në 27 korrik.

Ekspertët pretenduan se rritja e rasteve të COVID-19 në vend mund të lidhet me grumbullimin e miliona njerëzve në kinema, pasi filmat Barbie dhe Oppenheimer u shfaqën në kinematë më 21 korrik.

Mendohet se grumbullimi i njerëzve në distancë të afërt në zona të mbyllura dhe dobët të ajrosura mund të ketë rritur shkallët e transmetimit.

Thuhet se rënia e imunitetit ndaj sëmundjes dhe kalimi i një periudhe të caktuar kohore pas vaksinave kundër COVID-19 mund të shkaktojë edhe rritje të rasteve.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy