Lajme

‘Varianti Delta Plus’, a do të ketë masa të reja? Flasin nga MSh-ja

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 10 November 2021

Masat anti-C0VΙD do të mbesin të pandryshuara edhe për një kohë të pacaktuar. Kështu kanë paralajmëruar zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, për Gazetën Infokus.

“Masat rishikohen në vazhdimësi dhe në varësi të situatës epidemiologjike në Kosovë. Masat aktuale në fuqi duhet të vazhdohet të zbatohen, sidomos tani që janë detektuar edhe raste të SARS COV-2 me variantin Delta Plus dhe kur ka ende nevojë që edhe me shumë qytetarë të vaksinohen”, u tha në përgjigjen e MSH-së për Infokus.

Ministria e Shëndetësisë shtoi se në momentin që vlerësohet për ndryshime të masave, publiku do të njoftohet me kohë.

-Advertisement-

“Sidoqoftë, në momentin që ka propozime për ndryshime të masave, publiku do të njoftohet, por tani për tani, mbeten në fuqi masat aktuale të cilat duhet të zbatohen me korrektësi”, u tha në përgjigjen e MSH-së për Infokus.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës vlerësuan se situata me pandemi është shumë e favorshme dhe kufizimin i lëvizjes së lirë dhe bartja e maskës duhet të hiqet.

Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës tha se tashmë këto masa nuk kanë ndikim në uljen apo rritjen e rasteve.

“Aktualisht imunizimi i qytetarëve po ndikon në mos përhapjen e rasteve me covid-19, ndërsa ora policore dhe bartja e maskave po shihet se nuk po kanë ndonjë ndikim në uljen e rasteve me Covid-19, prandaj po kërkojmë që kufizimin e lëvizjes së lirë dhe bartja e maskës duhet të hiqet”, tha Ibrahimi për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera