Lajme

Varhelyi nis vizitën në Ballkan, viziton të mërkurën Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 03 May 2021

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, qëndron sot për vizitë zyrtare në Beograd.

Varhelyi, së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, do të vizitojnë Institutin e Shëndetit Publik “Dr Milan Jovanoviq Batut”, njoftoi Qeveria serbe.

Të martën, zyrtari evropian do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, ndërsa të mërkurën do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, ka njoftuar më herët Komisioni Evropian.

-Advertisement-

Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, është thënë në njoftim./REL/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera