Varhelyi mbërrin sot në Tiranë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/04/sdsddd-1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
09:05 | 28 April 2022
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi do të vizitojë këtë të enjte Tiranën. Kjo vizitë vjen në kuadër të turit të Varhelyit në Ballkanin Perëndimor. Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian dje shkoi në Shkup nga Sofja, ku nuk arriti të bind autoritetet bullgare për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në BE.
Vizita e tij në Shkup po kalon pa shumë bujë. Autoritetet qeveritare nuk njoftuan axhendën e takimeve, e as vetë zoti Varhelyi nuk dëshiroi të fliste me gazetarët.
Komisioneri shkruajti në Twitter menjëherë pas takimit me kryeministrin maqedonas për zotimet mbi vazhdimin e përpjekjeve për të filluar bisedimet para përfundimit të presidencës francëze me BE-në. “Nuk ka kohë për të humbur lidhur me shpejtimin e procedurave”, theksoi zoti Varhelyi.
“Kur e trashëguam bllokadën në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, po ashtu trashëguam një rajon ku hendeku social dhe ekonomik midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit është një nga sfidat kryesore të këtyre vendeve në përpjekjet për t’u bërë pjesë e BE-së, pa përmendu këtu çështjen e reformave institucionale, të cilat duhet të bëhen”, u shpreh zoti Varhelyi në konferencën e Sofjes.
Bullgaria duket se nuk po heq dorë nga kushtet e vëna fqinjit më të vogël dhe së fundmi qeveria në Sofje ka ritheksuar se Shkupi së pari duhet ta fusë pakicën bullgare në kushtetutë, në mënyrë që Bullgaria ta heqë veton për hapjen e bisedimeve në Bruksel.
Maqedonia e Veriut i konsideron këto si kërcënime dhe nënçmime, por nuk dëshiron nga ana tjetër të shkëputet nga procesi i lidhur i integrimeve në BE me Shqipërinë fqinje. /abcnews.al/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/EURO-2024-dhe-Serie-A-scaled-1.jpg)
Të tjera
-
Mbi 50 për qind të votave në numëruara në Skenderaj, këto janë votat që mori secili kandidat i PDK-së
Mbi 50 për qind e votave në Skenderaj janë numëruar. PortaliMagazina.com k...
-
Vidhet fugoni me paisje të punës, qytetari nga Prizreni lajmron rastin në Polici
Një person në Prizren ma raportuar se dikush ja ka vjedhjur furgonin, në të c...
-
Hovenier: PDK, LDK, AAK me partitë e komuniteteve jo shumicë mund të bëjnë koalicion
Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për mundësitë ...
-
Katër raste të dhụnës në familje për 24 orë, policia jep detaje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit- në Lipja...
-
Policia për hotelin që u djẹg në Brezovicë: Dëmet janë të mëdha
Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për hotelin që u dogj dje në Bre...
-
Osmani takohet me presidentin e Estonisë: Mirënjohëse për mbështetjen në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Estonisë, ...
-
Procesi i numërimit të votave për kandidatë po vazhdon ende
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dje përmes një njoftimi ka bërë të ditur se n...
-
Kurti e Osmani “pozojnë” nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, ambasadori publikon fotografinë
Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani tash e një kohë kanë pa...
-
Komandant Shkupi në Mëngjesin e lutjeve me uniformën e veteranit të UÇK-së
Ferid Berisha, i njohur ndryshe si Komandant Shkupi, i njësisë së dikurshme “...
-
Mjekët thonë se një person u soll pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës
Policia ka nisur hetimet rreth një rast në Malishevë. Ngjarja ka ndodhur d...
-
Në Dobërçan të Gjilanit, një person u gjet i vdekur në veturën e tij
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një person është gjetur pa s...
-
Një burrë gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë. Policia njofton se...