Lajme

Varhelyi: Marrëveshja për targat e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 24 November 2022

Komisionieri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për targat.

Varhelyi e konsideron marrëveshjen e arritur si të suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, njofton Klankosova.tv.

“Mirëpres lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve” ka shkruar Varhelyi në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera