Lajme

Varhelyi këshillon Ramën: Për integrimin në BE duhet të bashkëpunoni edhe me opozitën

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 19 July 2022

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka këshilluar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që në rrugën drejt integrimit në BE të bashkëpunojë edhe me opozitën.

“Përgatitja për anëtarësim do të ndikojë në shumë pjesë të shoqërisë. Besoj në ju për të bërë një qasje, duke bashkëpunuar me palët e interesit, me opozitën, dhe ne do ju mbështesim”.

Varhelyi, mes tjerash, tha se Shqipëria në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është pët t’u lavdëruar, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

“Shqipëria është kandidate për BE që në 2014. KE-ja ka mbështetur integrimin dhe ka rekomanduar që të hapen negociatat që në 2018. Kemi qëndruar pranë jush dhe kemi punuar. Ky është një hap kilometrik, ju keni reformuar institucionet demokratike. Lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar janë për t’u lavdëruar”.

“Në këtë fazë të re që është kërkuese, besoj se Shqipëria do të intensifikojë punën për sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit apo të drejtat e pronësisë. Jemi të gatshëm që të mbështesim për negociatat. Negociatat e arsimit do të kërkojnë vullnet të fortë politike në drejtimin e punëve, koordinim mes institucioneve dhe administratës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera