Lajme

​Varhelyi: Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë, mundësi e mirë për përshpejtimin e integrimit në BE

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 08 June 2022

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se nisma Ballkani i Hapur është një mundësi e mirë për Ballkanin Perëndimor për përshpejtimin e rrugës drejt integrimit në BE.

Në fjalët e tij, gjatë samitit të Ohrit në Maqedoninë e Veriut, Varhelyi tha se Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë, sidomos në rrethanat aktuale, pas agresionit rus në Ukrainë.

“Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë dhe më vjen mirë që sot shohim si nënshkruhen marrëveshjet. Po ashtu i shohim rezultatet që marrëveshjet paraprake dëshmuan duke i lehtësuar jetët e njerëzve. Kjo është shumë e rëndësishme për shkak të situatës që gjendemi, në luftën në Ukrainë. Tash më shumë se kurrë duhet të punojmë bashkë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin”, tha ai.

-Advertisement-

Mbështetje Ballkanit të Hapur i ofroi edhe përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por tha se i njëjti duhet t’i përfshijë gjashtë shtetet e rajonit në nivel të njëjtë./kp/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera