Vargje nga llogorja në front, artisti nga Donbasi përshkruan jetën në luftë
Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 20 June 2022
Pavlo Vyshebaba hyri në ushtri që ditën e parë që forcat ruse nisën sulmit në Ukrainë edhe pse nuk kishte asnjë lloj eksperience ushtarake. Poeti dhe aktivisti i mirënjohur mjedisor tashmë ndodhet në lindje të vendit në Donbas. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets, ai i shfrytëzon ato pak momente të qeta në front, për të shkruar e rrëfyer përjetimet e tij.
Pavlo Vyshebaba dhe vajza e tij nuk e kanë parë njëri-tjetrin që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Aktivisti mjedisor ukrainas iu bashkua ushtrisë kur filloi sulmi i forcave ruse. Ai ka në dispozicion disa ditë për t’i kaluar me familjen përpara se të rikthehet në front.
“Shkova në një dyqan dhe kërkova një kuti të madhe, më pas shkova tek një dyqan lulesh dhe mora disa fjongo. Përgatita gjithçka dhe prita. E paralajmërova bashkëshorten që të mos frikësohej, por për vajzën time ishte tërësisht befasi!”, thotë zoti Vyshebaba.
Përpara se të fillonte lufta, zoti Vyshebaba ishte aktivist për mjedisin dhe për të drejtat e kafshëve.
Pasi u regjistrua në ushtri, ai u dërgua në Donbas, vendin ku lindi dhe u rrit.
“Është shërbimi më i mirë që mund të imagjinohet – të mbrosh atdheun“, thotë ai.
Në momentet e rralla të paqes, zoti Vyshebaba shkruan poezi, të cilat janë shpërndarë vazhdimisht në rrjetet sociale.
Ai i kushtoi një poezi vajzës së tij.
“Vetëm mos më shkruaj për luftën. Më thuaj – a ka një kopsht të vogël pranë teje? A mund të dëgjosh gjinkallat? A i shikon kërmijtë e vegjël ndërsa i ngjiten hardhisë?”, lexon ai poezinë.
“Mendoj se poezia mund të bëhet një lloj ure lidhëse nga fronti. Shumë nga miqtë e mi e shohin këtë në këtë mënyrë – ata ua përcjellin poezitë e mia grave të tyre për të shprehur se si ndihen, sepse shpesh u mungojnë fjalët“, thotë ai.
Përveç kompozimit të vargjeve, zoti Vyshebaba regjistron pjesë komedie për luftën, për të qetësuar të afërmit dhe miqtë.
“Kur të telefonon gruaja, nëna ose e dashura, duhet të vësh menjëherë syzet e diellit dhe të shtrihesh në bar. Pastaj thua: ‘Është mirë këtu, është si një vend pushimi!’,” interpreton ai.
Pas disa ditësh në shtëpi, zoti Vyshebaba rikthehet në front. Qëllimi i tij është të mbijetojë dhe mbi të gjitha të mbetet njeri.
“Sigurisht, është e rëndësishme të ndjekim zhvillimet e fundit. Të dimë se çfarë po ndodh, të ndjekim lajmet, për të ndihmuar forcat e armatosura të Ukrainës. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të refuzojmë gjithçka që është njerëzore, gjithçka që përbën jetën tonë të përditshme. Gëzimet e thjeshta të jetës”, thotë ai.
Diçka për t’u mbajtur në mendje gjatë kohërave të vështira.
Të tjera
-
Escobar: Kosova ka pasur raport më të mirë me SHBA-në në të kaluarën
Emisari i SHBA-së për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar,...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës suspendohet Gjyqtari Agim Kuçi
Prishtinë– Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje ...
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
Policia financiare ka kapur pesë punëtorë të paligjshëm në një çati kantieri....
-
Edhe Mbretëria e Bashkuar shprehet e shqetësuar nga aksioni i djeshëm i Policisë në Veri
Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjash...
-
SHBA-ja i bën thirrje Qeverisë të dëgjojë këshillat e aleatëve, Hovenier: Aksioni në veri s’ishte i koordinuar
Zëvendësndihmësja e sekretares amerikane të Shtetit në Byronë për Demokraci, ...
-
Tik Tok fillon me ndalesa, ja çfarë s’mund të publikoni nga tani
TikTok është një platformë e mediave sociale me shumë ndikim dhe prej disa ko...
-
Stano për aksionin në veri: Ngjarje e padobishme
Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjash...
-
“Hajneshë”, “shpifës e manipulues”, akuzuat mes pozitës e opozitës në Komisionin parlamentar
Mes përplasjesh dhe akuzave të deputetëve të pozitës dhe opozitës është mbajt...
-
Vdes një minator në Shqipëri, plagoset rëndë një tjetër
Një aksident i rëndë ka ndodhur në një një nga galeritë e minierave në Krastë...
-
Gjermania planifikon zgjatjen e misionit të Bundeswehr-it në Kosovë
Bundestagu gjerman, do të diskutojë për zgjatjen e vendosjes së Bundeswehr-it...
-
Këta janë dy të arrestuarit që dyshohet se vendosën grānatë dore te vetura e reperit ‘Noga’
Pas më shumë se një muaji, Policia ka arritur t’i arrestojë dy personat e dys...
-
Ambasadori britanik shkon në Podujevë, viziton shtëpinë ku ka ndodhur masakra e familjes Bogujevci dhe Duriqi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i shoqëruar nga nënkryeta...