Opinione

Varfëria po na vret

Autori: Egzona Muharremi 11:35 | 20 February 2020

Tentimi i socilogeve për ta ndarë socilogjinë nga ekonomia nuk rezultoi pozitivisht, sepse socilogjia si shkencë që studion sjelljet e njerëzve, është e ndëlidhur ngushtë më ekonominë, që mund të mirret si një ndër shkaktarët kryesor të sjelljeve njerëzore.

Do ndalëm për t’i analizuar dy dukuri të dhimbshme që ndodhin në shoqërinë tonë: vrasjët dhe vetvrasjët. Duke pasur parasysh se shkaktarët që i shtyjnë njerëzit të bëjnë veprime të tilla janë relativ dhe mund të ndryshojnë nga rasti në rast, një faktor shpesh na del të jetë i përbashkët, e ky faktor njihet më emrin varfëri, apo kushte të rënda ekonomike.

Kohëve të fundit rastet e vrasjeve janë shpeshtuar. Sigurisht se secili më specifikat e veta, por ekzistojnë vrasje që bëhen për shkak të borgjeve, duke filluar nga shuma të vogla që mirrën për të mbijetuar, e deri tëk parët më fajde, që mirrën për të ndërtuar shtëpi ose blerë banesë. Sikur, këta persona të ishin të punësuar dhe të kishin një kontratë pune, sigurisht që do iu drejtonin bankave, si shumë vendas tonë, por në mungesë të kësaj, gjejnë forma të ndryshme huaje, që shpesh përfundon më fatalitet, për shkak të mos larjes së borgjit. Por, patjetër me duhet ta cek se edhe sistemi bankar ka një ndikim këtu, për shkak të normave të larta të interesit.
Pra, kriza ekonomike që mund të jetë një ndër shkaktarët e depresionit, mundet edhe të marrë jetë, në mënyrën e saj më këmbë gjarpri e ecje breshke.

-Advertisement-

Poashtu, vetvrasja si një nga fenomenet më të dhimbshme shoqërore, shkaktar të shpeshtë në Kosovë mund ta kenë varfërinë. Besoj, të gjithë u tronditët nga rasti i studentës nga Shqipëria, e cila la një letër, duke sqaruar se po bënte vetvrasje për shkak se nuk mund të gjente pune, edhepse kishte përfunduar fakultetin, gjendje e rënde ekonomike e cila ra mbi supet e saj për një moment dhe e shtyri atë të bëjë aktin e fundit në jetën e saj, vetvrasjën.
Një rast tjetër në Kosovë u argumentua që para disa vitesh kishte kryër vetvrasje se nuk arrinte t’i kthente borgjet e marra.

Sipas Policisë së Kosovës, mosha 18 deri në 40 vjeçare janë ata që më së shpeshti kryejnë vetëvrasje, kurse viktimat e gjinisë mashkullore prijnë në kryerje të këtij akti. Nga, raportet e marra nga ta, për vitin 2018 kanë ndodhur 34 vrasje, ndërsa në vitin 2019 janë kryer 23 vrasje. Vetvrasje për vitin 2018 janë 23, ndërsa për vitin 2019, janë regjistruar 33 vetvrasje që në raport më popullësinë, shifrat vazhdojnë të jenë tepër të larta.
Ndërsa, burimet nga Policia e Shtetit Shqiptar konfirmuan se numri i vetëvrasjeve në vitin 2018, në total ka qenë 183, ndërsa vrasjet 68.

Ndërkohë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 800 mijë njerëz në vit vdesin nga vetëvrasja, që i bie një person çdo 40 sekonda.

Socilogët dhe psikologët vazhdojnë të pohojnë se në shtimin e vrasjeve dhe vetvrasjeve ndikon gjendja ekonomike dhe sociale e popullatës.
Sigurisht se varfëria, depresioni, brengat e dashurisë, mungesa e aftësisë për ta zgjedhur një situatë të vazhdojnë të mbetën faktorët kryesor që shtyjnë njerëzit për të kryer akte të dhimbshme si vrasja dhe vetvrasja, por duke e pasur në qendër të vëmendjes efektin ekonomik, i cili dhe listohet i pari për shkak të ndikimit që ka në sjelljet njerëzore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera