Vanilja, erëza e çmuar. Tashmë më e shtrenjtë edhe se argjendi
Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 23 May 2019
Çmimi i vaniljes është rritur vitet e fundit, për shkak të kërkesës së shtuar dhe furnizimit të pakët me këtë erëz cilësore, aq sa vanilja ka filluar të quhet edhe “ari i gjelbër”. Kjo, për shkak se çmimi i një kilogrami vaniljeje është rritur më shumë sesa ai i një kilogrami argjendi.
Kohët e fundit ka pasur një rritje të kërkesës për vaniljen natyrale dhe organike nga ana e kompanive globale. Në vitin 2015, për shembull, “Nestle” njoftoi një plan madhor për t’i bërë produktet e saj tërësisht natyrale dhe për të eliminuar shtesat artificiale.
Aktualisht, ishulli i Madagaskarit ne oqeanin Indian ka thuajse monopolin e furnizimeve globale. Vanilja është një nga erëzat më të shtrenjta në botë, me çmimet që kanë arritur deri në 600 dollarë për kilogram këtë vit, ndërkohë që një kilogram argjend kushton rreth 527 dollarë.
Bishtajat e gjata dhe e zeza të vaniljes, me shijen e tyre karakteristike, mblidhen me dorë, më pas thahen dhe shiten. Janë farat e vogla, të zeza, brenda këtyre bishtajave, të adhuruarit e pastiçierëve, me një shije thuajse intoksikuese që përdoret kudo, që nga kekët e tortat, e deri tek akullorja.
Me origjinë nga Meksika, vanilja u soll në Europë nga eksploratori Kristofor Kolombi, por përpjekjet për kultivimin e saj në kontinent kishin dështuar për shkak të mungesës së llojit të bletës që polenizon lulet. Sidoqoftë, problemi u zgjidh dhe u hap rruga për prodhim në shkallë të gjerë, me Madagaskarin që rezultoi më efikasi ndër kultivuesit.
Të tjera
-
O’Brien i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Kurti në takim me drejtuesin e landit gjerman, flasin për bashkëpunimin rajonal
Qëndrimi në Hannover i kryeministrit Albin Kurti, vijoi ditën e sotme me taki...
-
Incident në Prishtinë: Një burrë e fut me forcë një grua në veturën e saj
Një incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Se si ka ardhur...
-
Bislimi: Serbia shkelëse e të gjitha marrëveshjeve, BE-ja t’ia heqë masat Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka nënshkruar paketën e ndihmës prej 95 mil...
-
Policia del me njoftim për arrestimin e zyrtarit të ATK-së bashkë me qytetarin që i dha ryshfet
Dy persona janë arrestuar nga policia sot të dyshuar për veprat penale “Dhëni...
-
Deputetja Bajrami i përgjigjet Elbert Krasniqit: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule?
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasni...
-
Policia arreston në Mitrovicë zyrtarin e ATK-së, për korrupsion
Njësia e parandalimit dhe luftimi i Krimeve Ekonomike, Financiare dhe të Korr...
-
Osmani takon një grup punues të BE-së për rajonin, kërkon përkrahje për anëtarësim në Këshill të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit P...
-
Osmani: Kosova në linjë me politikën e BE-së, të ecet përpara me statusin e vendit kandidat
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Grupit Punues t...
-
Çështja e dinarit, nesër takimi i radhës Bislimi-Petkoviq në Bruksel
Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e dinarit, kryeneg...
-
Nesër seancë plenare, ky është rendi i ditës
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë seancë plenare me fillim pr...