Sport

Van Bomel sfidon Interin: Dua hakmarrje

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 02 October 2018

Italinë dhe Milanon i njeh mirë, por edhe “skenën” evropiane. Për Mark van Bomel, trajnerin e PSV-së, sfida me Interin e programuar për nesër në mbrëmje, nuk do jetë si gjithë të tjerat.

Për vitet e kaluara me fanellën e Milanit, por në veçanti për zhgënjimin në një finale Champions-i pikërisht kundër zikaltërve, si lojtar i Bajernit të Mynihut:

“Në 2010-ën humbën në etapën e fundit kundër Interit. Tani do e sfidoj me PSV-në. Do jetë, për mua, një ‘derbi’ i vogël. Kanë kaluar tetë vite nga ndeshja e Madridit, por ende dhemb. Interi i Murinjos ishte taktikisht perfekt, nuk arritëm ta luftonim. Megjithatë, kur u transferova te Milani në janar 2011 pata një minihakmarrje. Fituam derbin e fazës së dytë 3-0 dhe në fund morëm titullin”, kanë qenë fjalët e holandezit në intervistën për “Gazzetta dello Sport”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera