Sport

Valverde pranë shkarkimit, ky trajner pritet ta zëvendësojë

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 10 January 2020

Ernesto Valverde është emri më i përmendur në mediet evropiane sot, pas humbjes ndaj Atletico Madrid.

Barcelona është eliminuar mbrëmë në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke u mposhtur nga Atletico Madrid, me përmbysje, 2:3.

Pas kësaj humbje, kritikat për Valverde janë rritur, duke bërë që tashmë të flitet për zëvendësuesin e tij.

-Advertisement-

Spanjollja ‘SER’ shkruan se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dëshiron selektorin e Holandës, Ronald Koeman, që të jetë zëvendësues i Valverde.

Por, Bartomeu këtë ndryshim nuk e ka ndërmend ta bëjë tani, por do të pres deri në verë për një lëvizje të tillë.

Koeman ka fokusin e tij tek Euro 2020, ku me ‘Tulipanët’ synon të jetë triumfues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera