Sport

Valverde: Nuk pendohem që e lashë pushim Messin!

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 24 January 2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, këmbënguli se nuk kishte keqardhje për vendimin e tij, për të mos luajtur me Lionel Messin, pavarësisht humbjes së pësuar (2-0) në Kupën e Mbretit, në fushën e Sevilla.

Ylli argjentinas u la pushim për ndeshjen e parë çerekfinale, të mërkurën, në “Estadio Ramón Sánchez Pizjuán”, ku Sevilla triumfoi me golat e Pablo Sarabia dhe Wissam Ben Yedder, duke e lënë të hapur kualifikimin në sfidën e kthimit.

Pas humbjes, Valverde tha se ishte vendimi i duhur për ta kursyer “10” e Barcelonës në këtë transfertë: “Nuk më vjen keq, ishte ajo që duhet të bëja”.

-Advertisement-

Liderët e La Liga-s do të detyrohen të kapërcejnë defiçitin prej dy golash, kur ta presin Sevilla në “Camp Nou”, më 30 janar, në çerekfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit.

I pyetur nëse do të luante me një skuadër më të fortë në kthim, Valverde tha se ishte i pasigurt, me Barçën që do të përballet me një udhëtim në Girona të dielën, përpara vizitës së Sevilla, tri ditë më vonë:

“Ne duhet të presim. Sot kam bërë ndryshime, mendova se ishte më e mira, por kur ndryshoni kaq shumë, e di se po rrezikon. Nëse fiton, ke të drejtë; kur të humbasësh, nuk ke vepruar mirë. Kështu është kjo punë. Kemi një ndeshje të rëndësishme të dielën, që duam ta fitojmë, pastaj do të mendojmë për kthimin me Sevilla”.

Barcelona është aktualisht pesë pikë larg Atletico Madridit, në krye të tabelës së klasifikimit të La Liga-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera