Sport

Valverde flet për herë të parë pas shkarkimit

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 13 February 2020

Ernesto Valverde ka folur për herë të parë pas largimit nga Barcelona.

Tekniku spanjoll muajin e kaluar u shkarkua nga Barcelona, pas një serie jo të mirë të rezultateve.

56-vjeçari është kthyer të flasë rreth kohës së kaluar te Barcelona, të cilën e konsideron të jashtëzakonshme.

-Advertisement-

“Trajnimi i Barcelonës ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, jam i kënaqur që kam qenë aty, por kur nënshkruan një kontratë, dihet që gjithçka matet me rezultate dhe se trajneri gjithmonë mbahet si përgjegjës për to. Nuk mendoj se jam trajtuar padrejtësisht”, ka deklaruar Valverde.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera