Sport

Valon Zymberi tregon detaje nga rasti me koronavirus brenda skuadrës

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 20 May 2020

Një futbollist i Dritës ka rezultuar pozitiv me koronavirus njofton klubi gjilanas në komunikatën e fundit.

“Sot është pritur që klubit ti bashkangjiten edhe lojtarët tjerë që janë jashtë Kosovës, por kemi marrë një lajm aspak te mirë, sepse njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19”, ka shkruar Drita në njoftimin e fundit të tyre.

Gazeta OLLE pak minuta më parë ka kontaktuar me drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberi.

-Advertisement-

Ky i fundit ka konfirmuar lajmin se bëhet fjalë për njërin prej dyshes Izeir Emini e Ejron Vucaj.

“Bëhet fjalë për njërin nga këta dy futbollistë por nuk e dimë sesa është e rekomanduar nga IKSHP të zbulohet emri”, tha fillimisht Zymberi.

“Futbollisti ka stërvitur vazhdimisht madje edhe ka agjeruar muajin e ramazanit. Në momentin kur i është bërë testi në vendin ku jeton dhe me atë testë të vjen drejt Kosovës ka rezultuar pozitiv ku më pas është vetë futur në karantinë”, përfundoj Zymberi.

Ky i fundit ka thënë se futbollistit në fjalë do t’i ofrojnë mbështetje maksimale, ndërsa gëzon shëndet të mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera