Sport

Valon Zymberi: Stadiumi i Gjilanit nuk i plotëson as kushtet elementare për vazhdim të kampionatit

Autori: Erion Maliqaj 23:27 | 21 May 2020

Drejtori sportiv i klubit të Dritës, Valon Zymberi ka deklaruar se stadiumi i Gjilanit nuk i plotëson as kushtet elementare për të vazhduar kampionatin në pandemi, shkruan Gazeta inFokus.

Këto deklarata Zymberi i ka dhënë për emisionin më të ri sportiv në vend “Sporti n’Fokus”.

Ai ka shtuar se do të mundohen të bëjnë aq sa munden që kampionati të vazhdoj.

-Advertisement-

“Unë në vazhdimësi në çdo intervistë që e kam dhënë kam thënë që nuk ka kushte elementare që të fillohet kampionati për shkak të ‘Covid-19’ jo për arsye tjera, sepse shumë herë janë shtrembëruar intervistat edhe kanë dal kanë thënë që jo kanë frikë, jo po kanë dëshirë me dal përmes kësaj situate në Evropë apo diçka tjetër.

Drita të vetmi synim e ka pasur kampionatin dhe asnjëherë nuk kemi menduar që përmes kësaj situate të dalim në Evropë.

Ajo çka neve na ka brengos si klub ka qenë për shembull kushtet të cilat nuk janë. Kuptohet të gjithë i dimë stadiumet e Kosovës se çfarë infrastrukture kanë edhe në këtë pikë ne si klub ose konkretisht stadiumi i Gjilanit është një prej stadiumeve që nuk i plotëson as kushtet elementare për mu u zhvillu një ndeshje.

Duke e pas parasysh të gjitha rekomandimet të cilat nuk i kemi akoma të qarta se çka duhet të bëjmë për më vazhdua ky kampionat ose udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik, atëherë mendoj që nuk kemi pas kushte, por normalisht që do të mundohemi edhe ato çka të mujm ti bëjmë edhe let vazhdon kampionatI”, ka deklaruar Zymberi.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë të “Sportit n’Fokus”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera