Sport

Valon Zymberi: Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet obligim!

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 12 August 2020

Drita është eliminuara nga parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, pasi UEFA ka marrë vendim që Linfieldi ta fitoj ndeshjen në tavolinë me rezultat 3-0, shkruan Gazeta inFokus.

Eliminimi i gjilanasve erdhi pasi futbollisti, Hamdi Namani rezultoi pozitiv me koronavirus.

UEFA kishte bërë me dije se takimi nuk mund të shtyhet me shumë se tre ditë, ndërsa autoritetet zvicerane kanë kërkuar karantinim të klubit të Dritës për dhjetë ditë.

-Advertisement-

Pas këtij vendimi të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, ka reaguar edhe drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.

Ai përmes në postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka thënë se kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet obligim.

Më poshtë keni postimin e Zymberit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera