Sport

Valon Zymberi flet për përballjen e Dritës me Prishtinën, në kuadër të Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 12 January 2021

Shorti për fazën e 1/8 në Kupën e Kosovës ka sjellur çifte mjaft interesante, të cilat do të përballen mes vete, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshje interesante, padyshim pritet të jetë ajo mes Prishtinës dhe Dritës.

Në lidhje me këtë takim, në një prononcim për Gazetën inFokus, ka folur me drejtorin sportiv tek skuadra e Dritës, Valon Zymberin.

-Advertisement-

Ai ka thënë se në këtë rreth të Kupës, nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë, kjo pasi gjitha skuadrat janë të mirë organizuara.

“Po, gara e Kupës gjithmonë di të sjellë befasi, andaj edhe në këtë short janë përcaktuar disa lojë interesante, në mesin e tyre edhe ajo me Prishtinën.

Në këtë rreth të Kupës nuk mendoj që ka kundërshtar të lehtë pasi gjitha ekipet janë të mirë ogranizuara, prandaj çdo kundërshtar do të ishte i vështirë”, ka deklaruar Zymberi.

Tutje ai ka shtuar se përballja me Prishtinën do të jetë e vështirë, kjo pasi do të takohet kampioni me fituesin e kupës.

“Sigurisht që përballja me Prishtinën do të jetë tejet e vështirë, pasi takohen kampioni me fituesin e kupës.

Por, ne jemi shumë të motivuar sepse mendoj që ne kemi kapacitetet dhe mundesi të luftojm ne të dy frontet, andaj do të jetë një ndeshje interesante”, ka përfunduar Valon Zymberi.

Ndeshjet e këtij rrethi pritet të zhvillohen me 10 shkurt./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera