Lajme

Valon Syla: VV do të bie pas 5 ose 6 muajsh

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 22 July 2021

Gazetari Valon Syla ka thënë se Qeveria Kurti 2 do të bie pas 5 ose 6 muajve.

Ai ka thënë se e tërë ngjarja rreth ngjitëses prej 5 eurove që pritej të aplikohej për qytetarët që regjistronin veturat e tyre është skandaloze.

“VV do të bie pas 5 ose 6 muajsh”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.

-Advertisement-

Ministria e Infrastrukturës njoftoi sot se ka vendosur që të pezulloj vendimin për tiketën prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.

Lajmin e ka bërë të ditur, zv.ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili vet e kishte nënshkruar këtë marrëveshje.

“Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje”, ka thënë ai.

Për vendosjen e taksës kishte kundërshtime të shumta nga opinioni publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera