Lajme

Valon Syla: Tash dilni rreni që e keni çliru Veriun tu e tërhjek Republikën nga Veriu

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 30 September 2021

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve. Syla në një postim në “Facebook”, e ka quajtur kryeministrin Kurti, “klloshar” dhe “palaqo”, shkruan Gazeta Express.

Më tutje, ai tha se Kosova nuk ka përfituar nga marrëveshja e arritur në Bruksel teksa shtoi se nga veriu është tërhequr Republika e Kosovës.

“Bravo Albin Kurti… tash dilni rreni që e keni çliru Veriun tu e tërhjek Republikën nga Veriu e tu e instalu Serbinë me Zajednicë. Klloshar. Palaqo”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Bishti nër shalë… tabelat në një dorë, stikersat me erë banane në tjetrën.. këmbët e lehta, faqja bardhë. Dorëzim dhe nënçmim i shtetit para Serbisë

Të ftuarit e marrëveshjes në Bruksel:

1. Lajcak ka edhe 6 muaj punë. 25 mijë euro ne muaj. x6= 150 mije te buta…

2. Bini, Bisla & Vucic e Rakic tendecë me ruajtë qeverinë në Beograd dhe Prishtinë tu i rrejtë cyber xhematin e facebookut se fituam dhe se stikersat ‘naljepnicat’ janë interes nacional.

4. UNMIK gjeti arsye me vazhdu mi marrë rrogat poashtu, ku punojnë gjysa e shërbimeve intelegjente të miqve të Serbisë.

5. Të tjeret, ‘të trashtë e. Syles’ në katror.

6. Serbia i merr hekurudhat e autostradat Nish-Prishtinë, na i fitojmë naljepnicat mbi tabelat serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera