Lajme

Valon Syla: Me gjasë Arben Vitia e humbi kandidaturën për kryetar të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 17 April 2021

Gazetari Valon Syla, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook në lidhje me situatën e krijuar për kontratën për sigurimin e vakisnave mes MSH-së dhe Pfizer.

Syla në shkrimin e tij potencon se Ministri Vitia po tenton ta largojë vëmendjen nga vaksinat me faktin se kjo është kontratë konfidenciale.

Reagon Thaçi: Qeveria dhe prokuroria duart larg nga mediat

-Advertisement-

“Hupën 500 mijë vakcina. Kjo është tema. Pse, Ministër Vitia?Me thjeshtu për publikun me shpjegu. Këtu Ministri Zemaj e ka bërë ‘një deal’ për rreth 500 mijë vakcina. Ky deal, ose kjo marrëveshje si ka pëlqyer Ministrit të ri Vitia, sepse ka dashtë me bo një të ri me gjasë edhe për veti. Ose me prishë dealin atij të vjetrit. Këtu ka korrupsion, ose së paku po i vjen era ashtu, ka presion policor dhe skandale, jo kompetencë dhe dështim. Plus kësaj është dëmtuar edhe imazhi dhe bashkëpunimi me kompaninë amerikane Pfizer, që ndoshta pas kësaj sja u jep asnjë vakcinë mo. Ku doni me i marrë, mo?” shkruan Syla.

Tutje ai thotë se me gjasë i njëjti, Vitia, e humbi kandidaturën edhe për kryetar të Prishtinës.

“Pritni tash 100 ditët e Qeverisë Kurti. Zoti e di çka kërcet apet… ” shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Vetëvendosje po mundohet me pshtjell, kishe është çështje konfidenciale, mos nënshkrimi i vakcinave. Kush i rrjedhi dokumentet kishe, qenka skandali sipas tyre, e jo çka ka ndodhë.

Hupën 500 mijë vakcina. Kjo është tema. Pse, Ministër Vitia?
Me thjeshtu për publikun me shpjegu. Këtu Ministri Zemaj e ka bërë ‘një deal’ për rreth 500 mijë vakcina. Ky deal, ose kjo marrëveshje si ka pëlqyer Ministrit të ri Vitia, sepse ka dashtë me bo një të ri me gjasë edhe për veti. Ose me prishë dealin atij të vjetrit. Këtu ka korrupsion, ose së paku po i vjen era ashtu, ka presion policor dhe skandale, jo kompetencë dhe dështim. Plus kësaj është dëmtuar edhe imazhi dhe bashkëpunimi me kompaninë amerikane Pfizer, që ndoshta pas kësaj sja u jep asnjë vakcinë mo. Ku doni me i marrë, mo?

1 send po shihet. 2 javë ditë qeverisje masa kundër pandemisë dhe 1 kontratë e djegu Ministrin Vitia politikisht. Ju prish me gjasë kandidatura edhe për zgjedhje lokale në Prishtinë. Dhe potencialisht u prishem edhe me Pfizer. Pritni tash 100 ditët e Qeverisë Kurti. Zoti e di çka kërcet apet…
#albanologji #skandal #qeveria #kurti #pfizer

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera